Live

Petkoviq e Rakiq ia shtrembëruan Kurtit deklaratën, Manxhuka: Po lexojnë shumë lajme në gjuhën ruse

18:19 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Goran Rakiq dhe Petar Petkoviq ia kanë shtrembëruar Kurtit deklaratën për heqjen e barrikadave në Veri.

Për këtë ka reaguar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Petkoviqi dhe Rakiqi “duke lexuar lajme vetëm në gjuhën ruse nuk arrijnë ta dot ta deshifrojnë deklaratën tejet të qartë të kryeministrit Kurti”.

Manxhuka ka cituar deklaratën e Kurtit dhënë për prestigjiozen britanike, The Guardian.

Deklarata e Kurtit është interpretuar nga Rakiq dhe Petkoviq si ”thirrje për vrasje”.

“Narrativa antiserbe e Prishtinës ka vazhduar me muaj e vite. Njerëzit tanë e ndjenë vetë se sa shumë Prishtina kujdeset për respektimin e të drejtave të tyre. Mirëpo, deklarata e fundit e Albin Kurtit ka kaluar çdo masë. Në të, Kurti haptazi sugjeron vrasjen e serbëve në barrikada, sepse sipas tij, ata nuk mund të largohen ndryshe”, ka thënë Rakiq.

“Kur e dimë se për çfarë ishte përgatitur në periudhën e kaluar për të provokuar një përshkallëzim të situatës në terren, ne i marrim shumë seriozisht kërcënimet e tilla”, ka deklaruar Petkoviq.

Postimi i plotë i Arlind Manxhukës:

Askush nuk është i rrezikuar nga shteti, por siç duket Petkoviq e Rakiq duke lexuar lajme vetëm në gjuhën ruse nuk arrijnë dot të deshifrojnë deklaratën tejet të qartë të Kryeministrit Kurti dhënë në gjuhën angleze:

“Our worry [is] that removal of these barricades cannot exclude casualties,” he said. “And that’s why we want to be as careful as possible to make sure that there will be no destabilisation and relative peace and security will be in place. However, we cannot allow this violation of lawfulness and constitutionality for ever. So, yeah, this must end, sooner the better.”

Pra, ata që rrinë tërë kohën me kriminelët si Radojçiq duket si nuk dalin dot nga ai modus mendor.

Shpërndaje në

U Kopjua