Live

Petkoviq: Me arrestimin e Trajkoviqit, Kurti vazhdon gjuetinë e serbët

08:58 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar se “arrestimi i ri i ish-policit serb Sllagjan Trajkoviq tregon se kryeministri i Kosovës Albin Kurti vazhdon gjuetinë e serbëve dhe nuk dëshiron të qetësojë tensionet”.

Petkoviq pyeti në Twitter se “si po shfaqen papritmas provat kundër serbëve që u larguan nga institucionet e Kosovës, të cilat “nuk ekzistonin” derisa ishin pjesë e tyre”.

“Arrestimi i ri i ish-policit serb Sllagjan Trajkoviq në Kosovë tregon se Kurti vazhdon me gjueti të serbëve, nuk dëshiron të qetësojë tensionet dhe të de-përshkallëzojë situatën! Si u paraqitën përnjëherë provat kundër serbëve që u larguan nga institucionet që nuk ekzistonin kur ishin pjesë e sistemit të Kosovës?”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua