Live

Petkoviq reagon për festimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Beograd

17:00 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj festimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Beograd.

Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka postuar të mërkurën foto të organizimit të mbajtur në Zyrën ndërlidhëse në Beograd.

Petkoviq e ka quajtur këtë si “provokim të pastër të Prishtinës”.

“Ky është provokim i pastër i Prishtinës! Sipas marrëveshjes, nuk ka Zyrë ndërlidhëse, por vetëm zyrtar ndërlidhës, zyra e të cilit ndodhen në ndërtesën e delegacionit të BE-së. Ky takim u organizua në sallonin e një apartamenti me qira të marrë nga zyrtari ndërlidhës i Prishtinës dhe nuk mund të jetë zyrtare. Fatkeqësisht disa të tillë, si Boshko Obradoviq, u gëzuan për atë ngjarje që të sulmonin Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Abuzim i pastër dhe vrazhdësi edhe i opozitës serbe e edhe i Prishtinës. Ata janë përsëri në të njëjtin mision”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Mediumet serbe e kanë quajtur po ashtu “skandal” e “provokim”.

“Provokim i turpshëm në mes të Beogradit: Festohet pavarësia e shtetit të rremë të Kosovës”, është titulli i mediumeve “Informer” e “Alo”. “Provokim i hapur: Festohet pavarësia e Kosovës në mes të Beogradit”, titullohej artikulli i “Novostit”.

Shpërndaje në

U Kopjua