Live

Petkoviq thotë së Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Ujman: E lajmërova Lajçakun

13:19 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Ujman.

Petkoviq përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se e ka lajmëruar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për siç ka thënë “ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurti nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë”.

“Sapo e informova @MiroslavLajcak për pushtimin e armatosur dhe të paligjshëm të forcave speciale të Kurtit ROSU në Gazivode! Ia morën çelësat rojës, grisën flamujt. BE-ja duhet ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurtin nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë!”, ka shkruar Petkoviq.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...