Live

Petkoviqi i reagon Bislimit: Kosova po e vret dialogun

14:04 / 03 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka akuzuar palën kosovare se “po e vret dialogun” pas takimeve të djeshme që u mbajtën dje në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

“Dje në Bruksel Bislimi refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, Marrëveshjen për vizitat zyrtare e quajti inekzistente, Elektroseverin e quajti kompani jonormale, hodhi poshtë draftstatutin e BE-së për Asociacionin… dhe të gjitha këto i tha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po vret dialogun!”, ka shkruar Petkoviqi në rrjetin social X, shkruan Tanjugu.

Shpërndaje në

U Kopjua