Greva e punëtorëve të Trepçës është pezulluar.
Lajmin për kosovalive.net e ka konfirmuar Ibrahim Jonuzi, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.
Negociatat për kërkesat e tyre kanë filluar. Greva filloi pasi u është ndaluar shujta ushqimore dhe se janë detyruar të paguajnë vetë për shujtën.
Përveç shujtës ushqimore, grevistët po kërkojnë rritje të pagës për 20 për qind./kosovalive.net/