Live

Pijet alkoolike të pesë kompanive nga Kosova promovohen në Gjermani

14:35 / 16 Maj 2022

Nga Kosova Live

Mësohet se prodhimet e pesë kompanive nga Kosova: Biopak, Kosova Wine, Stone Castle Vineyards&Winery, Bodrumi Familjar Sefa dhe Bodrumi i Vjetër do të promovohen në panairin “ProWein” që do të mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë nga data 15 deri më 17 maj 2022.

Thuhet se në shtandin e Kosovës, këto kompani do të promovojnë verëra dhe raki të llojeve të ndryshme.

Bëhet e ditur se hapësira ekspozuese për promovim të kompanive nga Kosova në këtë panair është siguruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Njoftimi i plotë:

Pijet alkoolike të prodhuara në Kosovë [🇽🇰] promovohen në Gjermani [🇩🇪]
[🟢] Me mbështetjen e MINT, përkatësisht KIESA-s, pesë kompani nga Kosova po marrin pjesë në panairin “ProWein”, i cili po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë.
[➡️] Biopak, Kosova Wine, Stone Castle Vineyards&Winery, Bodrumi Familjar Sefa dhe Bodrumi i Vjetër, në këtë panair po i promovojnë prodhimet e tyre të rakisë dhe verërave të llojeve të ndryshme.
[🟢] Shtandi i Kosovës po vizitohet nga pjesëmarrës të shumtë të cilët po i degustojnë prodhimet nga Kosova, ndërkohë kompanitë vendëse po zhvillojnë kontakte me biznese të pranishme në panair.
[➡️] Pos promovimit të prodhimeve të tyre, kompanitë nga Kosova po e shfrytëzojnë praninë në panair për t’u njohur me trendët me të reja të verarisë dhe pijeve alkoolike në Evropë dhe më gjerë.
Panairi “ProWein 2022” njihet si një ndër panairet që ofron gamën më të madhe në botë të verërave, pijeve alkoolike dhe pijeve artizanale.
[✅] Në këtë panair, KIESA ua ka siguruar kompanive nga Kosova shtandin me numër 11D02, i cili gjendet në hapësirën ekspozuese prej 33 m2 në Hall 11.
Panairi “ProWein” është hapur me 15 maj dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2022.
Gjermania është një ndër partnerët kryesor të Kosovës, si në fushën e IHD-ve, ashtu edhe në fushën e shkëmbimeve tregtare. Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, IHD-të nga Gjermania gjatë vitit 2021 ishin 123.8 milionë euro, ndërsa bazuar në të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave të Kosovës në Gjermani në muajin mars 2022 ka shënuar rritje prej rreth 46% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Shpërndaje në

U Kopjua