Live

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

20:33 / 31 Janar 2025

Nga Kosova Live

Siç kemi dëgjuar nga më shumë ekspertë, koha është theksuar si sfida kryesore në përplasjen e aeroplanit dhe helikopterit në Uashington.

Kapiteni Chesley B. Sullenberger III, i njohur si Sully, i cili në vitin 2009 uli me sukses një aeroplanin pasagjerësh në lumin Hudson, tha se është “i shkatërruar” nga incidenti.

“Ne kemi mësuar shpesh mësime të rëndësishme në mënyrë tragjike, por më në fund kishim arritur në një pikë ku mund të mësonim nga incidentet dhe jo nga aksidentet”, tha ai.

Ish-piloti vazhdoi të shpjegojë sfidat e navigimit të një aeroplani gjatë natës, shkruan The New York Times.

“Nata e ndryshon gjithçka kur bëhet fjalë për të parë aeroplanët e tjerë – në thelb, e vetmja gjë që mund të dallosh janë dritat e tyre”, tha ai.

“Duhet të përpiqesh të kuptosh: a janë mbi ty apo poshtë teje? Sa larg janë? Në cilin drejtim po lëvizin? Gjithçka është më e vështirë natën”, shtoi Sully.

“Do të kishte më pak drita nga toka mbi ujë sesa mbi tokë gjatë natës. Kjo mund ta kishte bërë pak më të vështirë shikueshmërinë. Por, ky është vetëm një supozim. Nuk e dimë”, përfundoi ai.

Ndryshe, Sullenberger bëri një ulje të jashtëzakonshme emergjente në lumin Hudson pasi aeroplani i tij, Flight 1549, humbi të dy motorët pas një përplasjeje me zogj. Falë aftësisë dhe qetësisë së tij, të 155 pasagjerët dhe ekuipazhi mbijetuan pa humbje jete. Ky akt heroik u quajt “Mrekullia në Hudson” dhe mbetet një nga uljet më të suksesshme emergjente në historinë e aviacionit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...