Live

Piloti ukrainas shkatërroi dy raketa dhe pesë dronë, arriti edhe të bëjë selfie – nderohet me medalje nga Zelensky

14:41 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një pilot i ushtrisë ukrainase ka arritur të rrëzojë apo shkatërrojë dy raketa dhe pse fluturake pa pilot, para se të katapultohet nga aeroplani i tij.

E fotografia e tij në ato momente që u publikua në rrjetet sociale, është bërë hit në internet, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Vadym Voroshylov, i cili u nderua me medaljen Heroi i Ukrainës apo ndryshe e njohur si ylli i artë, për shkak të operacioneve që i kishte kryer mbi rajonin Vinichka gjatë 12 tetorit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky miratoi dekretin të hënën për këtë titull, që i është dhënë pilotit të lartcekur.

Fotografia e tij që u publikua në rrjetet sociale, shihet piloti me fytyrë të mbuluar në gjak, i cili arriti t’i shpëtojë më të keqes. Fotografinë e kishte shkrepur vet – pra bëri një selfie.

Shpërndaje në

U Kopjua