Ndonëse u konfirmua shumë kohë më parë, Gerard Pique ka folur për herë të parë tani për Clara Chia Martin duke iu referuar “e dashura ime”.
Futbollisti i njohur gjatë një interviste për transmetuesin spanjoll Ibai Llanos, teksa foli për veshjet e tij përmendi partneren.
Ai tha se ajo ia zgjedh veshjet dhe ai është një kukull.
“E vërteta është se unë shkoj me të dashurën time në dyqane dhe ajo i blen ato për mua,” pranoi ai për 23-vjeçaren Clara. “Unë jam si një kukull.”
Pique zyrtarizoi lidhjen me Claran muajin e kaluar duke publikuar një fotografi në Instagram.
Kjo erdhi pas diss-it të hapur të Shakirës përmes këngës së re.
Supozohet se ndarja mes tij dhe këngëtares erdhi pasi futbollisti e tradhëtoi me të dashurën aktuale.