Live

Piraj: Nëse kompania “The Coca-Cola” vendos të hap repart prodhimi në Kosovë, grupi “Besa-Besë” do t’ia siguroj vendin

19:16 / 28 Janar 2023

Nga Kosova Live

Duke e parë që në vendin tonë pija jo e gazuar dhe mjaft e pëlqyre “Coca-Cola”, e cila importohet nga Serbia në Kosovë, dhe ka pushtuar tregun kosovar, afaristi i njohur Burim Piraj, në emër të grupit “Besa-Besë”- Mos bli prodhime serbe, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse “The Coca-Cola Company”, vendos të hap repart prodhimi në Kosovë, grupi “Besa Besë” do të ia siguroj vendin falë në cilën komunë të dëshiron të investon The Coca-Cola Comapany!

Ai përmes kësaj thirrje beson që që kuvendet komunale janë të gatshme të mbështesin këtë dhe të mund të ndajnë një parcelë komapanisë së respektuar që konsumatori i Kosovës do të dëshironte.

Piraj ka shtuar se ne jemi kundër prodhime e serbe, por jemi pro amerikanë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nëse The Coca-Cola Company vendos të hap repart prodhimi në Kosovë!
Grupi “Besa Besë” do të ia siguroj vendin falë në cilën komunë të dëshiron të investon The Coca-Cola Comapany!
Besojmë që kuvendet komunale janë të gatshme të na mbështesin me i nda një parcelë komapanisë së respektuar që konsumatori i Kosovës e do!

Ne jemi kundër prodhme Serbe po jemi Pro AMERIKAN!

Rrnofë Amerika
Rrnoftë miqësia e jonë e përhershme Amerikano-Shqiptare!

besabesë #mosbliprodhimeserbe

Shpërndaje në

U Kopjua