Katër persona janë plagosur sonte në Viti, ka bërë të ditur një nga doktorët e QKMF-së të këtij qyteti, Përparim Pajaziti.
Përmes një shkrimi në Facebook, Pajaziti ka thënë se katër personat kanë shkuar në Spital me plagë nga mjete të mprehta.
Viktimat janë bartur pastaj në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pas marrjes së ndihmës së parë.
“4 persona kanë ardhur me plagë të shkaktuara nga mjete të mprehta, sipas gjitha gjasave me thikë. Ne u kemi dhënë ndihmën e parë dhe ata janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan”, shkroi Pajaziti në facebook.