Live

Plagoset një person i moshuar në Ulqin

11:58 / 12 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ulqinaku 67 vjeçar me inicialet  M. GJ. I nacionalitetit malazez, është plagosur mëngjesin e djeshëm rreth orës 6 pasi në lagjen e “Pinjeshit”  ku ai banonte një person i panjohur kishe shtënë  mbi të me revole sapo kishte dalë në rrugë për të shkuar në punë . Dordi kishte shkrepur disa plumba por vetëm një e ka goditur . Sulmuesi pastaj kishte ikur me vrap ndërsa viktima është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Policia po heton rastin dhe ka marrë regjistrimin e kamerave

M Gj është hotelier dhe pronar  i kafenesë në qendër të qytetit ku kryesisht e frekuentojnë të moshuarit.

Policia po heton për gjetjen e dorasit por edhe për  motivet e mundshme.

Në  këtë rast  mund të  jetë  tentative për hakmarrje  pasi djali i ulqinakut, gjithashtu me nacionalitet malazez para dy vitesh  kishte vrarë B.L .shqiptar  nga Kosova.

Burime të afërta me hetimet thonë se përveç kapjes së sulmuesit po  punohet edhe për  atë se  a ka lidhje ky rast me rastin para dy viteve kur djali i ulqinakut, pas një fjalosje lidhur me një femër myslimane, në një banesë të  marrë  me qira në  Pinjesh , kishte vrarë me revole kosovarin B.l. ashtu që edhe   ky mund të jetë  motivi i plagosjes.

Shpërndaje në

U Kopjua