Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen në Hajvali të Prishtinës.
Sipas policisë, dy familje janë rrahur mes vete teksa një nga ta ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit.
“Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime”
“I dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.”
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Raporti i plotë:
Hajvali 26.03.2023 – 16:00-16:30. Është raportuar për një përleshje në mes të dy familjeve, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë. Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar. I dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari i tretë mashkull kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.