Live

Plas skandali: Vuçiqi, kontrbandues armësh

13:38 / 17 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Partisë Popullore ( Narodna Stranka) dhe ish kryeshfi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Zdravko Ponoš thotë se prapa shitjes së armatimit serb në Arabinë Saudite , armët të cilat përmes ndërmjetësuesit ranë në duart e Jemenit, qëndron vetë  kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e jo vetëm Branko Stefanoviq, babai i ministrit të Punëve të Brendshme ,Nebojsha Stefanoviqit.

“Jemeni është shtet nën embargon importit të armatimeve dhe nuk guxon të bëjë këtë që e bëri pushteti i Serbisë pa marre parasysh se ato mendojnë se po bëjnë mirë për marrëdhëniet e veta me disa fuqi ”,thotë kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Zdravko Ponoš në një deklaratë me shkrim.

Ai ka shtuar se me këtë shtohet pyetja a mos po e çojnë Serbinë në nivelin e një emirati të Emirateve të Bashkuara Arabe. A është Vuciqi mirë, a do t’ia  trashëgoj  pushtetin dhe ku na çon kjo rrugë?“ thotë Ponesh.

Ai ka theksuar se ndërmarrja përmes së cilës janë transportuar armët nga Serbia , njeri nga emrat kryesor ishte Branko Stefanoviq, babai i ministrit të Puneve të  Brendshme të Serbisë.

“Branko Stefanoviq ishte një muzikant i dështuar kafenesh e djali i tij Nebojsha ishte një student i dështuar në dy fakultete dhe në fund ka përfunduar si biletashitës ne qendrën “Sava”. Ata nuk u bënë  të mençur brenda natës qe të bëhen tregtarë të suksesshëm të armeve nëpër botë andaj jam i bindur se prapa krejt këtij operacioni qëndron vetë Vuçiqi”,thotë Ponesh.

Ai shton se  portali “ Arms watch” me argumente thotë se armatimet kanë rënë në duart e grupeve islamike  në Jemen ku aktualisht mund të jetë një vepër viktimizimi më i madh i civileve në botë.

“Civilet në Jemen  s’po vriten me armët serbe që janë  atje por përmes ndërmjetësuesve që janë qytetarë të  shteteve  të forta”, thotë Ponosh.

Ai ka përkujtuar se kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq me 14 shtator ka thënë se prej vitit 2016 deri ne vitin e kaluar në Arabinë Saudite janë eksportuar armatim me vlere 220 milion dollar, njëra nga firmat më të mëdha që janë marre me këtë pune ishin GIM, në pronësi të Goran Todoroviqit,i cili tregtinë me armë e bën bashkë me Branko Stefanoviqin.

 Nënkryetari i Partisë Popullore  Narodne stranke  dhe ish krye shefi i Shtatmadhorisë të Ushtrisë së Serbisë ka shpjeguar se tregtia  me armë është çështje shumë delikate dhe nënkupton respektimin e obligimeve të embargove ndërkombëtare në vendin ku përfundojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...