Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, do të arrestohet po shkeli në Kroaci, pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
“Nëse Vladimir Putin, në emër të të cilit Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti do të vijë në Kroaci, ne do ta arrestojmë menjëherë”, tha Plenkoviq, dje nga Brukseli, shkruan Euronews.
Plenkoviq kujtoi se Kroacia ka aderuar në statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si dhe se është miratuar ligji për bashkëpunim me atë gjykatë.
“Ai ligj parashikon të gjitha procedurat në rast se ekziston një urdhër për arrestimin e një personi dhe, me sa di unë, imuniteti nuk zbatohet” tha ai.
Mes tjerash, Plenkoviq ka vlerësuar se një vizitë e tillë “në fund të fundit nuk është realiste”.
Presidenti rus dyshohet për deportim të paligjshëm të fëmijëve dhe transferim të paligjshëm të njerëzve nga territori i Ukrainës në territorin e Federatës Ruse.