Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrja e Financave Publike, Hykmete Bajrami, ka thënë se “auditori ka gjetur 14 hidrocentrale që operojnë pa leje mjedisore dhe shfrytëzim të ujërave”.
Këto deklarata Bajrami i bëri gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të performancës, “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”.
Pas këtyre deklaratave reagoi edhe ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili tha se çështja e hidrocentraleve në Kosovë “është shqetësuese”.
Ndërsa kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, kërkoi koordinim më të mirë ndër institucional për të pasur rend dhe rregullo në këtë fushë.
Kërkëse të ngjashme pati edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj,
Por që sipas tij, “përgjegjësia për hidrocentralet në Deçan nuk bie mbi komunën e tij”.
Burimet e ripërtërishme të energjisë paraqesin një burim të rëndësishëm të energjisë me të cilin disponon Kosova, me një potencial ende të pashfrytëzuar sa duhet.
Megjithatë, si anëtare e Komunitetit të Energjisë, Kosova ishte e obliguar që të arrijë caqet, deri në vitin 2020 të përmbushë deri në 25 për qind të synimeve të konsumit përfundimtar të energjisë prej burimeve të ripërtërishme të energjisë.