Live

Po bënte punime në shtëpinë e tij, qytetari në Gjilan gjen kapsolla eksplozivi të pashpërthyera

11:33 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Policia ka njoftuar se një qytetar në Gjilan derisa po kryente disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit ka gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera.

Njësiti i FSK’së për deminim dhe KFOR kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohore.

“GJETJE E MUNICIONIT- Llashticë, Gjilan 01.03.2025-16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke i kryer disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit kishte gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK për deminim dhe KFOR të cilët kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohor

Shpërndaje në

U Kopjua