Live

“Po e fillojmë një vit interesant në Kuvend”, çfarë po paralajmërojnë tre deputetët e Vetëvendosjes

11:44 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sot ka filluar sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës, para fillimit të seancës tre deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, Gramos Agusholli dhe Visar Korencia kanë postuar një foto në “Facebook”, ku kanë paralajmëruar një vit “Interesant”.

“Po e fillojmë një vit “INTERESANT” në Kuvendin e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar deputeti Eman Rrahmani.

Dje indeksonline ka kontaktuar me disa deputet nga VV-ja të cilët kanë lënë të kuptohet se edhe mund të votojnë ligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Kërkesë kjo e opozitës.

Deputeti nga VV-ja, Gramos Agusholli ka dhënë një përgjigje interesante për këtë çështje.

“Qëndrimi im deri me sot nuk ndryshon prej atij të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deri të enjten e shohim a ndryshon a jo me votën e dhënë”, ka thënë Agusholli për IndeksOnline.

Në anën tjetër, Fatmir Humolli një tjetër deputet i GP të VV-së ka thënë se herën e kaluar ka abstenuar duke pritur që qeveria të reflektojë, meqë sipas tij, gjendja s’ka ndryshuar, ai do të votojë të enjten ‘pro’.

“Përderisa Qeveria nuk e ka ndërtu bankën shtetërore, është më mirë ato pare me iu dhanë qytetarëve dhe do të votoj pro. Gjatë fushatës VV ka thënë se do ta bëj bankën shtetërore, dhe as në buxhet për këtë vit s’e ka parapa. Më mirë me iu dhënë qytetarëve, se sa me humbë ato para në kompani ndërkombëtare”, ka thënë Humolli për IndeksOnline.

Ndërsa, Visa Korenica ka thënë shkurt për IndeksOnline se të enjten me votë e vendos arsyeshmërinë e kërkesës për trust.

Kujtojmë, se në qershor, Kuvendi nuk e kishte mbështetur projektligjin për Trustin, dhe më pas kjo çështje u rikthye serish në diskutim pas mbledhjes së mbi 20 mijë nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua