Live

Po ia bastisin banesën për më shumë se 8 orë, Specialja s’tregon çfarë dyshime ka mbi Adil Behramajn

16:57 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjykata Speciale nuk ka dhënë detaje lidhur me bastisjen që po ndodh tash e më shumë se tetë orë në banesën e udhëheqësit të portalit “Demokracia”.

Në një përgjigje për Paparaci, nga zëdhënësi i Speciales, Christopher Bennett është shprehur se Specialja nuk komenton për hetimet e veta.

“Ju faleminderit për qasjen. ZPS nuk komenton mbi hetimet e veta”, thuhet në përgjigjen e shkurtë të tyre.

Megjithatë, sot në ora 08:30, Specialja ka zbarkuar në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramajt për një bastisje e cila po vazhdon edhe tani.

Lidhur me këtë bastisje kanë reaguar nga shoqëria civile në Kosovë duke e konsideruar edhe si ndërhyrje në punën e mediave.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...