Live

Policët francezë incizohen duke i spërkatur me gaz lotsjellës gjërat e të pastrehëve

16:00 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Disa policë francezë janë incizuar në një video duke i spërkatur gjësendet personale të personave të pastrehë, veçanërisht azilkërkuesve, në Paris.

Në një video të publikuar nga shoqata humanitare “Utopia 56”, dy policë francezë shihet në një rrugë afër stacionit të metrosë “Stalingrad” në Paris të enjten në mbrëmje.

Njëri prej tyre shihet duke i spërkatur me gaz lotsjellës gjësendet personale të njerëzve të pastrehë, përfshirë batanijet dhe objekte të tjera, tha kjo shoqatë.

“Edhe pse këto veprime janë të rregullta, ishte vështirë që të siguroheshin dëshmi”- tha shoqata “Utopia 56”.

Nikolai Posner, koordinator i kësaj shoqate në Paris, i tha televizionit “France Info” se para dy ditëve, vullnetarët e shoqatës u kishin dhënë njerëzve në nevojë batanije dhe materiale emergjente.

Ai tha se policia ka hedhur gaz lotsjellës në batanijet, dyshekët dhe gjërat e tjera të dy azilkërkuesve që jetojnë rrugëve.

Posner-i tha se videoja e rrallë i vërteton deklaratat që shoqata i ka pranuar me vite nga njerëzit që kanë thënë se u janë spërkatur me gaz gjësendet ose vetë ata, kur ishin duke fjetur ose kur ndodheshin në tenda.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...