Live

Policia deklarohet për aksidentin mes dy veturave në hyrje të Prizrenit

09:24 / 19 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Prizrenit.

Togeri i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri”.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit”, tha Bytyqi.

Ai tha më tej se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën.

Shpërndaje në

U Kopjua