Live

Policia deklarohet për vdekjen e klerikut serb në Vushtrri

09:39 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Mbrëmë rreth orës 23:00 është dëgjuar një krismë brenda oborrit të kishës ortodokse në Vushtrri.

Dyshohet që kleriku serb i kësaj kishe i ka dhënë fund jetës.

Policia është njoftuar nga gruaja e klerikut, të cilët me të arritur në vendngjarje kanë gjetur trupin e pajetë.

“Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarve të viktimes është raportuar se brenda objektit banuese që ndodhet brenda hapsirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshes 48 vjeçar.

Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua