Live

Policia e Kosovës konfirmon shpërthimin te “Kroi i Vitakut”: Dyshohet të jetë kryer me shok-bombë

17:01 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimet për një shpërthim në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas Policisë, dyshohet se ky shpërthim të jetë kryer nga shok-bombë. Të njëjtit kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se nuk raportohet për lëndime.

“Njësitet relevante policore kanë dalur në atë lokacion, nga ku dyshohet se është ndëgjuar shpërthimi, i cili dyshohet të jet shkaktuar nga ndonje mjet shpërthyes (shok bombë) por që deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëmtim”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur orëve të pasdites.

“Policia e Kosovës është duke vazhduar me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...