Live

Policia e Kosovës në Jarinjë gati të përgjumur, 1:30 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

22:21 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Në pikën kufitare Jarinje që është mes Kosovës dhe Serbisë ka 1 orë e 30 minuta pritje.

Këtë e ka raportuar të dielën” kossev”, teksa shkruan se “për të hyrë në Kosovë duhet të presësh nga një orë deri në një orë e gjysmë në një radhë të gjatë rreth një kilometër”.

Nuk ka turma gjatë largimit nga Kosova.

Kufijtë e Kosovës me vendet e tjera shpesh ngarkohen sidomos kur mërgimtarë që hyjnë ose largohen nga Kosova.

Por muaji tetor nuk njihet si periudhë kur ka numër të lartë mërgimtarësh.

Shpërndaje në

U Kopjua