Live

Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijë në Mitrovicën Veriore

16:19 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, në vigjilje të festave të fund-vitit, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

Kështu, njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve, Lagjen e Doktorëve, dhuratat janë shpërndarë për fëmije të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua