Live

Policia gjuan me armë në veri, pasi vetura nuk e respektoi urdhrin për ndalim

22:55 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zyrtarët policor gjatë kontrollimit në fshatin Banje në rajonin e Mitrovicës Veriore e kanë sinjalizuar një automjet që të ndalohet për kontroll.

Mirëpo vozitës i automjetit ka rritur shpejtësinë dhe nuk është ndalur për kontroll.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policor, dhe njëri nga policët me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejtë të për jetën e tij dhe zyrtareve të tjerë është detyruar që të përdor armë zjarri.

Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore janë duke ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje policia ka njoftuar se ka ndalur edhe dy automjete të tjera që kanë kaluar në atë rrugë, që mund të ndërlidhen me veturën që është ikur nga vendi i ngjarjes, si dhe kanë dërguar në stacionin policor për intervistim pesë persona.

Komunikata e plotë:

Informacion lidhur me angazhimet e Policisë së Kosovë në rajonin e Mitrovicës veri

Prishtinë, 9 mars 2023

Më datë 9 mars 2023, rreth orës 19:20, përderisa njësia policore e Policisë së Kosovës ndodhej në pikë kontrolli në fshatin Banje në një rrugë ilegale, duke realizuar detyrat dhe autorizimet e saj ligjore në garantimin e sigurisë, aty ka ardhur/qarkulluar një automjet xhip i tipit audi.

Zyrtarët policor në pikë kontrolli sipas procedurave kanë sinjalizuar automjetin me bateri që të ndaloj për kontroll rutinor, por personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) posa ka vërejtur zyrtarët policor të cilët e kanë sinjalizuar për ndalim, ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policor, përderisa njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policor është detyruar që të përdor armën e zjarrit.

Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore janë duke ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Si vazhdimësi e hetimit gjatë realizimit të detyrave policore, njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera të cilat kanë ardhë në atë lokacion, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar, në te cilat vetura gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin e veprave kriminale, ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj secilit individ apo grup kriminal që cenon rendin, sigurinë apo rrezikon jetën e zyrtarëve policor që po punojnë natë e ditë për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...