Dy persona njëri prej të cilëve është shqiptar kanë përfunduar në pranga pasi u kapën me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit policia italiane iu gjeti dy personave dy kilogram e gjysmë hashash, të cilën nëse do e hidhnin në treg do të kishte vlerën e 65 mijë eurove.
Arrestimi ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, kur agjentët ndaluan për një kontroll një ‘Mercedes’ me targa italiane ku udhëtonin dy persona.
Mësohet se makina ishte nisur për në Romë. Kur u pyetën se pse ishin në autostradë dhe ku po shkonin, trafikantët nuk arritën të jepnin shpjegime bindëse. Kështu, agjentët kanë nisur një kontroll, fillimisht personal, e më pas në makinë, ku u zbulua në bagazh dhe droga.
Sipas të gjitha gjasave, hashashi ishte i destinuar për tregun romak. Gjatë kontrollit u gjetën edhe rreth 4 mijë euro cash. Ndërkohë, ata janë transferuar në burgun e Arezzo-s.