Live

Policia jep detaje nga vetaksidenti në Bibaj

18:28 / 04 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një vetaksident trafiku ka përfunduar me fatalitet, në autostradën “Arbën Xhaferi”, më saktësisht në Bibaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. 

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete. Policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident” deklaroi Krasniqi për Indeksonline.

Shpërndaje në

U Kopjua