Live

Policia jep detaje për këmbësorin që vdiq mbrëmë në Sllatinë

09:04 / 19 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se një këmbësor ka vdekur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Sllatinë, pasi që është goditur nga një veturë.

Në raportin 24 orësh  thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Sllatinë, 18.02.2023 – 20:35.  Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull  kosovar, e cila ka goditur një këmbësor, mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima i cili më pas ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së

Policia ka njoftuar më tej se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje në

U Kopjua