Live

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

10:28 / 20 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 20 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Fjalosja  mes disa të rinjve ka qenë shkas që çoi në plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, në lokacionin “Te kafet e vogla”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:40 në rrugën “Enver Zymberi”.

Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore  kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve”.

Sipas Policisë, i plagosuri ka deklaruar se është vet-plagosur aksidentalisht.

Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua