Live

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e këtij personi

19:42 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Policia e Gjakovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij rajoni ka kërkuar ndihmën për gjetjen e të dyshuarit Shqiprim Dedaj.
Dedaj është i rënduar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe për momentin ndodhet në arrati.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

Shpërndaje në

U Kopjua