Në aksionin e përbashkët të policisë së Beogradit dhe Gjykatës në Mladenovac, është identifikuar burri i cili mbrëmë rreth orës 2 të mëngjesit rrahu gruan në mes të rrugës.
Gruaja mbrëmë përfundoi në spitalin e Mladenovcit, kurse mjekët që ishin kujdestarë njoftuan policinë për ngjarjen.
Sulmuesi aktualisht është në arrati, kurse gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet se si gruaja sulmohet në mes të rrugës nga një burrë.
Ai fillimisht e godet me grusht në kokë, e më pas i shkul flokët dhe e godet me shuplakë disa herë.
Krejt në fund ai largohet duke e sharë vazhdimisht, ndërsa ajo mbledhë gjësendet që i kishin rënë në rrugë.