Live

Policia në Beograd vihet në kërkim të burrit që rrahu brutalisht gruan në mes të rrugës

16:16 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Në aksionin e përbashkët të policisë së Beogradit dhe Gjykatës në Mladenovac, është identifikuar burri i cili mbrëmë rreth orës 2 të mëngjesit rrahu gruan në mes të rrugës.

Gruaja mbrëmë përfundoi në spitalin e Mladenovcit, kurse mjekët që ishin kujdestarë njoftuan policinë për ngjarjen.

Sulmuesi aktualisht është në arrati, kurse gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet se si gruaja sulmohet në mes të rrugës nga një burrë.

Ai fillimisht e godet me grusht në kokë, e më pas i shkul flokët dhe e godet me shuplakë disa herë.

Krejt në fund ai largohet duke e sharë vazhdimisht, ndërsa ajo mbledhë gjësendet që i kishin rënë në rrugë.

Shpërndaje në

U Kopjua