Katër të dyshuar kanë vendosur mbishkrime “Albin Zajedenica” në objektin e Gjykatës së Mitrovicës të mërkurën, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë identifikimin e të dyshuarve pas rishikimit të kamerave të sigurisë.
Ata dyshohen për veprën penale “Vandalizëm”.
Njoftimi i Policisë:
Sheshi Isa Boletini, Mitrovicë 22.03.2023 – 12:30. Në objektin e gjykatës janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga 4 të dyshuar meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.