Live

Policia përfundon operacionin në shtëpinë e Vali Corleone 

14:54 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sot ka filluar një aksion i policisë në shtëpinë e Vali Corleone në Gjilan. Arsyeja pse i dërgoi policët në adresë të Valit është publikimi i shumave të mëdha të parave në rrjetin social “Tik-Tok”.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me saktësisht nga Sektori për Hetime Financiare, sot më 24.11.2022 në Gjilan kanë zhvilluar operacionin e kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale në lidhje me veprën  penale ,,pastrimi i parave “ të cilën i dyshuari   dyshohet ta ketë konsumuar gjatë periudhës kohore – tetor 2022. Kontrolli është  realizuar duke u  bazuar  në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë

I dyshuari përmes rrjetit  social  ”Tik-Tok” ka prezantuar  për publikun para  me ngjyrë të cilat dyshohet të jene përfituar nga  kryerja e veprave penale të ndryshme.

Gjatë  kontrollit është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave  si dhe një telefon celular.

I dyshuari  nuk është hasur  në shtëpi, dyshohet të jete në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Të gjitha veprimet hetimore dhe operative janë zhvilluar me autorizimin e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...