Live

Policia vazhdon konkursin edhe për 10 ditë

10:56 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës njofton se afati për paraqitjen e aplikacioneve për zyrtar policor vazhdohet edhe për dhjetë ditë, duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023.

Policia thekson se kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri.

Ky konkurs ishte hapur pas dorëheqjeve të policëve në veri dhe u dedikohet komuniteteve pakicë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shpërndaje në

U Kopjua