Live

Polonia arreston dy persona që planifikonin sulme ndaj myslimanëve

12:06 / 14 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Agjentët polakë kanë arrestuar të mërkurën dy persona të akuzuar për planifikimin e sulmeve kundër myslimanëve, të frymëzuar nga vrasësi masiv norvegjez, Anders Behring Breivik, dhe supremacisti i dyshuar i bardhë, Brenton Tarrant, në Zelandën e Re, kanë bërë të ditur shërbimet polake të sigurisë.

Arrestimet pasuan një valë sulmesh të supremacistëve të bardhë që kishin në shënjestër pakicat etnike dhe fetare kudo në botë. Grupet e së djathtës ekstreme janë fuqizuar dukshëm në Poloni, shtetin më të madh post-komunist në Bashkimin Evropian.

Dy të dyshuarit janë marrë në mbajtje policore të dielën, pas arrestimit në kryeqytetin Varshavë dhe qytetin verior, Szczecin.

“Arrestimet janë rezultat i informatave të mbledhura më herët nga Agjencia e Brendshme e Sigurisë (ABW) për grupin ekstremist, synimi i të cilit ishte frikësimi i myslimanëve që jetojnë në Poloni”, thuhet në deklaratën e policisë, transmeton “Koha Ditore” raporton e Reutersit. “Materialet e mbledhura gjatë hetimeve kanë treguar se grupi ka modeluar veten sipas sulmeve terroriste të ndërmarra nga ekstremistët, si puna e Anders Breivikut (më 2011 në Norvegji) dhe Brenton Tarrantit (më 2019 në Zelandën e Re)”.

Grupi planifikonte që të kryente sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese, thuhet në komunikatë, dhe gjatë një kërkimi në njërën prej shtëpive në lagjen “Wlochy” në Varshavë, agjentët e ABW-së kanë gjetur materiale për prodhimin e sasive të mëdha të eksplozivëve, armëve dhe municioneve.

Breivik, një neo-nazist antimysliman, kishte masakruar 77 persona në krimin më të rëndë të kohës së paqes në Norvegji, gjatë qershorit të 2011-s. Tarrant është akuzuar për transmetimin drejtpërdrejt në Facebook të sulmit të 2019-s në dy xhami të Christchurchit të Zelandës së Re, me ç’rast la të vdekur 51 dhe të lënduar me dhjetëra persona.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...