Gjermania, SHBA-ja, Britania e Madhe, Suedia, Holanda dhe Polonia do t’i japin Ukrainës tanke e automjete të rënda të blinduara javët e ardhshme.
Zëvendësministri polak i mbrojtjes Wojciech Skurkiewicz deklaroi se tanket nga vendi i tij mund të dërgohen brenda disa javësh.
Ndërkohë Gjermania tha se tanket e saj ‘Leopard 2’ mund të mbërrijnë në Ukrainë deri në fund të marsit. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Britaninë e Madhe, e cila ka dhënë një periudhë kohore të ngjashme.
Ukraina shpreson për rritjen e numrit të mjeteve ushtarake, përpara se Rusia të nisë një ofensivë të pritshme në pranverë. Duke qenë se lufta vijon Ukraina ka bërë thirrje për shtimin e numrit të ndihmave, për t’i bërë ballë luftës së vazhdueshme.