Live

Polonia, e gatshme të dërgojë avionë luftarakë MiG brenda disa javësh në Ukrainë

14:31 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, ka thënë se vendi i tij mund të dërgojë në Ukrainë avionët luftarakë MIG në katër deri në gjashtë javët e ardhshme.

Vendet perëndimore që kanë furnizuar me armë Ukrainën. deri më tani kanë refuzuar të dërgojnë avionë luftarakë. Polonia ka thënë se do të ishte e gatshme të dërgonte avionë luftarakë në një koalicion shtetesh.

Angazhimi i Varshavës ndaj Kievit ka qenë i rëndësishëm për të bindur aleatët evropianë që t’i dhurojnë Ukrainës armë të rënda, duke përfshirë tanke. /Abc news

Shpërndaje në

U Kopjua