Live

Pompeo paralajmëron vendet e Ballkanit nga ndikimi kinez

19:03 / 04 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi udhëheqësit e vendeve të Ballkanit për rreziqet e mundshme nga investimet kineze në teknologji dhe projekte të mëdha të infrastrukturës.

“Siç e kam theksuar kudo në Evropë, unë i paralajmërova për rreziqet e investimeve kineze në teknologjitë e ndjeshme dhe strategjinë e ryshfetit të Kinës, për të siguruar marrëveshje të infrastrukturës”, tha Pompeo pas takimit me zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut.

Kina i ka përfshirë disa vende të Ballkanit në projektin e saj projektin e saj infrastrukturor “Rruga e Mëndafshit” i cili vlerësohet deri në 1 trilion dollarë, dhe ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve tokësore dhe detare për të lejuar eksportet kineze të lëvizin drejt Perëndimit.

Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Pompeo ritheksoi mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pompeo qëndroi më 4 tetor edhe në Malin e Zi, ku krerëve shtetëror u konfirmoi se Uashingtoni edhe më tutje do të mbështesë Malin e Zi në rrugën e integrimit evropian.

Udhëheqësit e të dyja vendeve ballkanike e kanë vlerësuar vizitën e Sekretarit amerikan si historike.

Turneu evropian i Pompeos do të përfundojë me vizitën në Greqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...