Live

Porfirije për ndalimin e tij: Paramendojeni sikur Papën të mos e lënë të hyjë Vatikan

14:46 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryepatriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili të hënën nuk mundi të hynte në Kosovë për të vizituar Patriarkanën e Pejës, në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ankua për, siç tha ai, “shpjegimet komike” të qeverisë kosovare për pamundësinë për të vizituar Kosovën.

“Patriarkana e Pejës për neve është çfarë Vatikani është Kishën Katolike. Paramendojeni sikur dikush pa asnjë arsye, me disa shpjegime komike, t’ia ndalonte Papës të shkojë në Vatikan. E tërë bota do të ishte zgjuar në këmbë”.

Porfirije i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndikojnë në autoritetet e Kosovës për të ndryshuar këtë vendim për ndalesën e tij.

“Personalisht i kam kërkuar presidentit dhe tërë qeverisë të bëjnë çdo gjë të ruajnë paqen, për të parandaluar konflikt të armatosur”.

“Ndër shekuj, serbët dhe shqiptarët kanë jetuar në Kosovë. Serbët kanë qenë në Kosovë për 15 shekuj, ndërsa me shqiptarët kanë jetuar bashkë për 5 shekuj. Nëse ka vullnet të mirë, një mënyrë për të jetuar së bashku mund të gjendet”, ka thënë mes tjerash ai./Reporteri.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...