Ka përfunduar ndeshja në stadiumin ‘Lusail’.
Portugalia ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës, duke triumfuar me rezultat 6 me 1 dhe duke siguruar kalimin në çerekfinale.
Ishte një paraqitje fantastike nga kombëtareje luzitane, me Goncalo Ramos që ‘shpërtheu’ duke realizuar tre gola. Pepe, Guerreiro dhe Leao shënuan tre golat e tjerë.
Manuel Akanji shënoi golin e vetëm për Zvicrën pas asistimit nga Xhedan Shaqiri.
Kujtojmë se Portugalia luan ndaj Marokut të shtunën në ndeshjen e çerekfinales.