Temperaturat e larta dhe erërat e forta ua kanë vështirësuar punën shërbimeve emergjente në Portugali që të lokalizojnë zjarrin që ka prekur pjesën qendrore të këtij shteti.
Autoritetet kanë fajësuar mungesën e mjeteve dhe neglizhencën e qeverisë për të hetuar shkaqet e zjarrit që më 21 korrik u raportua si i qëllimshëm, transmeton “Koha.net”.
Së paku 39 persona janë lënduar dhe sipas të dhënave, së paku 8 mijë e 500 hektarë janë djegur gjatë fundjavës.
Në qershorin e vitit 2017, një zjarr i madh vrau 64 persona dhe dogji 55 mijë hektarë brenda pak ditësh. Kjo ishte tragjedia më e madhe në historinë moderne të Portugalisë.