Live

Postoi në rrjetet sociale video duke shtënë me armë, Policia e dërgon në mbajtje

11:34 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë. 

Njësitë policore në Gjakovë, gjatë hetimeve kanë arritur të sigurojnë një video incizim në rrjetet sociale ku vërehet se i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE/Rr. Skënderbeu, Gjakovë 03.12.2022, 18:30. Njësitë policore gjatë hetimeve kanë arritur të sigurojnë një video incizim në rrjetet sociale ku vërehet se i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në konsultim me prokurorin është kontaktuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas dorëzimit të armës dhe intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua