Live

Pozhari: Qeveria ka kthyer vëmendjen kah prindërit dhe gjyshërit tanë

09:44 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka bërë të ditur me anë të një statusi në rrjetet sociale se Shoqata e Pensionistëve është ftuar në Kuvendin e Kosovës që të diskutojnë për “Reformat e Skemave Sociale dhe Pensionale”.

“Një lajm i mirë! Shoqata e Pensionistëve është ftuar në Kuvendin e Kosovës që të diskutojnë për “Reformat e Skemave Sociale dhe Pensionale”. Qeveria ka kthyer vëmendjen kah shtresa që u la pas dore në vazhdimësi- prindërit dhe gjyshërit tanë”, ka shkruar Pozhari.

Faleminderit krejt kolegëve gazetarë që në vazhdimësi e kanë aktualizuar këtë temë. Prioritetizimi i gjendjes së rënduar ekonomike të të moshuarve, është kryesisht meritë e juaja. Po ashtu, faleminderit deputetëve nga pozita dhe opozita, ministra dhe njerëz të vullnetit të mirë që e keni përkrahur iniciativën “Dinjitet për pensionistët”! Dinjitet, e jo lëmoshë!”, përfundon ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...