Live

Prap protestë në Hagë kundër arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

13:49 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

Qytetarët e Kosovës nga diaspora kanë bërë thirrje që të mblidhen me 3 prill, në Hagë për të protestuar kundër arrestimit të krerëve të UÇK’së.

Sipas njoftimit të tyre kjo protestë organizohet kundër Gjykatës Speciale, “Për UÇK’në, të Vërtetën dhe Drejtësinë”.

Protesta do të fillon nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Laan Van Reagan En Gorbatsjov, në Den Hagën,në Holandë, shkruan Kosovalive.net.

Kjo protest është organizuar nga Raif Istogu, Fehmi Gucati (vëllai I Hysni Gucatit), Tajar Rexhepi dhe Nasri Bajçina.

Një protestë e tillë është mbajtur me 1 mars të këtij viti./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua