Presidenti i Bankës Botërore, do të japë dorëheqje nga kjo pozitë në muajin qershor.
David Malpass do ta lë këtë organizatë gati një vit më herët sesa të përfundojë mandati i tij, raporton BBC.
Ai këtë vendim e ka shpalosur nëpër media sociale, duke mos dhënë arsye specifike për largimin e tij.
I zgjedhuri i ish-Presidentit Donald Trump është kritikuar si një mohues i ndryshimeve klimatike.
Vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë e kishte qortuar atë pasi kishte thënë se nuk dinte nëse karburantet e fosileve po shkaktonin ndryshimet klimatike.