Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e vrasjes i ka kujtuar tre luftëtarët e lirisë, Hyzri Tallën, Afrim Maliqin dhe Ilir Durmishin.
Thaçi ka thënë se ata u vranë pabesisht.
“Para 21 vjetëve u vranë pabesisht tre veprimtarë, tre luftëtarë lirie, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. Hyzri Talla ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili së bashku me dy veprimtarët tjerë, gazetarin Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishin, ranë në krye të misionit për çlirimin e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar presidenti Thaçi.