Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar fotografinë e shpërndarë nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, bashkë me presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky, ku në prapavijë shihet një fotografi e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, e ngjitur në mur.
“Një foto sa njëmijë fjalë. Por një më e veçantë: Liri”, ka shkruar Osmani në Twitter, duke bashkangjitur hashtagun “Ibrahim Rugova” dhe “Mbështesim Ukrainën”.
A picture worth a thousand words. But one in particular: #Freedom. #IbrahimRugova #StandwithUkraine
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 9, 2023
🇽🇰 🇺🇦 🇪🇺 https://t.co/vMPvPujejo